FSHF anulon grumbullimet dhe miqësoret e kombëtareve të moshave
Për shkak të situatës së krijuar me përhapjen me shpejtësi të Koronavirsit, Komiteti i Emergjencës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka vendosur anulimin e të gjithë grumbullimeve për kombëtaret e moshave.
Kombëtarja U15, ajo U17, ajo U19 dhe ajo U20 nuk do të grumbullohen në fund të muajit mars dhe miqësoret e planifikuara të tyre, do të anulohen, duke qenë se shumë lojtarë luajnë nëpër Europë dhe përveç vështirësive në transport, nuk duhet të rrezikohet edhe prekja e tyre nga virusi.
Njoftimi i plotë i FSHF-së
Komiteti i Emergjencës në Federatën e Futbollit, në vlerësim të situatës së fundit të krijuar në vendin tonë dhe në vijim të konsultimeve me specialistët përkatës, ka vendosur anulimin e grumbullimeve dhe sfidave miqësore që ishin planifikuar për kombëtaret e moshave, si më poshtë:
U – 15grumbullim rutinë, mes datave 16-20 mars;
2. U-19, grumbullimi në Shqipëri në datat 24-31 mars 2020, lidhur me dy ndeshjet miqësore me Kosovën. Ndeshjet ishin parashikuar të luheshin në datat 29 dhe 31 mars 2020, dhe ky vendim merret në mirëkuptim me Federatën e Futbollit të Kosovës;
3. U-20 grumbullim rutinë dhe miqësore me ekipet brenda Shqipërisë mes datave 25-30 mars 2020.



