FSHF letër Ministrisë së Shëndetësisë, kërkohet lejimi i tifozëve në finalen e Kupës
Vetëm pak minuta pasi zyrtarizoi 31 majin si datën kur do të luhet finalja e Kupës së Shqipërisë mes Skënderbeut dhe Vllaznisë, Federata Shqiptare e Futbollit zbuloi se i ka dërguar një letër Ministrisë së Shëndetësisë, ku i kërkon hapjen e dyerve të stadiumit.
Sfida e fundit e sezonit do të luhet në “Air Albania”, një impiant modern, ndaj FSHF-ja kërkon që autoritetet shëndetësore të japin dritën jeshile për praninë e një numri të arsyeshëm tifozësh në stadium.
Kërkesa e FSHF-së mban datën 22 maj dhe deri tani nuk ka ende asnjë përgjigje nga Ministria e Shëndetësisë, por duke parë se kudo nëpër Europë ka nisur hapja graduale e tifozëve, shpresat janë që të vijë një reagim pozitiv.
Ja kërkesa zyrtare e FSHF-së




