Kupa e Shqipërisë

FSHF nuk pranon “Zeqir Ymerin”, sfida e kthimit me Apoloninë në Pezë Helmës

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, nuk ka mundur t’u bëjë një dhuratë tifozëve në qytetin e Kukësit: zhvillimin e ndeshjes së kthimit të 1/8-ave të Kupës së Shqipërisë me Apoloninë në “Zeqir Ymeri”. Në njoftimin e klubit verilindor sqarohet se Federata Shqiptare e Futbollit nuk ka bërë asnjë lëshim me pretendimin se ky impiant nuk i plotëson kushtet.

“Ndeshja e kthimit mes FK Kukësit dhe KF Apolonisë, takim i vlefshëm për 1/8 e Kupës së Shqipërisë, do të zhvillohet ditën e mërkurë ora 13:30 tek kompleksi sportiv “Internacional”, në Pezë Helmes.

Me gjithë dëshirën e madhe të presidentit Safet Gjici për zhvillimin e ndeshjes në stadiumin “Zeqir Ymeri”, kërkesa e Klubit tonë nuk u pranua nga Federata Shqiptare e Futbollit pasi, sipas institucionit më të lartë të futbollit shqiptar, stadiumi i Kukësit nuk plotëson kushtet dhe aktualisht po punohet për studimin e fizibilitetit.

Pas marrjes së kësaj përgjigje, drejtuesit e Klubit vendosën që kjo ndeshje të realizohet në kompleksin sportiv “Internacional” dhe hyrja do të jetë pa pagesë për tifozët.”

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency