Kategoria Superiore

FSHF reagon për dhunën ndaj fotografit të Flamurtarit: Kemi bërë padi, të dënohen agresorët

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar sot nëpërmjet një komunikate zyrtare, ku ka dënuar dhunën e ushtruar nga një grup i tifozërisë së Partizanit, ndaj fotografit të Flamurtarit, në sfidën e djeshme mes dy klubeve.

Federata ka kërkuar që klubet të punojnë më tepër me tifozëritë e tyre, që të shmangen këto incidente në të ardhmen, ndërsa ka pasur një apel edhe për institucionet ligj-zbatuese, që të bëjnë detyrën.

FSHF njoftoi se bashkë me klubin e Flamurtarit kanë bërë padinë penale në institucionet ligj-zbatuese dhe kanë kërkuar nga Prokuroria dhe Policia e Shtetit, që të analizojnë pamjet filmike dhe të dënojnë agresorët.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency