Futboll

FSHF Sunday League Albania/ Roamel – FC Dajti, finalja e madhe e edicionit të tretë

FSHF Sunday League Albania, kampionati i futbollit amator për futbollin 9×9, pjesë e Federatës Shqiptare të Futbollit, ka luajtur së fundmi dy ndeshjet gjysmëfinale, duke përcaktuar finalen e madhe të edicionit të tretë, Roamel – FC Dajti. Të dyja këto ekipe kanë arritur të sigurojnë finalen e madhe pas dy sfidave mjaft të luftuara gjysmëfinale, me dy kundërshtarë shumë të fortë, si Prestige dhe Al–Ar.

Gjysmëfinalja e parë u luajt mes Roamel – Prestige, një ndeshje mjaft emocionuese, ku një gol i vetëm i shënuar nga skuadra e Roamel përcaktoi të gjithë ndeshjen. Kjo përballje ishte mjaft e veçantë, teksa në edicionin e kaluar, këto dy ekipe u përballën në finalen e madhe, ku kampione u shpall skuadra e Prestige, ndërsa në këtë edicion, Roamel duket se “mori hak”, duke siguruar kështu finalen e madhe të Sunday League Albania për herë të dytë.

Sakaq, në ndeshjen e dytë gjysmëfinale që u zhvillua mbrëmjen e kaluar FC Dajti mposhti ekipin e Al-Ar-it me rezultatin minimal 1-0, një ndeshje që prodhoi po aq emocione dhe garë sa sfida e parë gjysmëfinale. Kështu, fituesi i këtij edicioni të tretë do të ndahet mes Roamel – FC Dajti, finalja e madhe që do të luhet këtë të premte, më 6 maj, në stadiumin “Selman Stërmasi” në ora 20:00.

Gjysmëfinalet e FSHF Sunday League Albania:

Roamel 1-0 Prestige

FC Dajti 1-0 AL-Ar

Finalja e edicionit të tretë të FSHF Sunday League Albania:

Roamel – FC Dajti

E premte, 7 maj, ora 20:00, stadiumi “Selman Stërmasi”

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency