Ftesa e parë zyrtare nga Kombëtarja, Kastrati: E prisja, ndihem i lumtur
Portieri Elhan Kastrati është grumbulluar për herë të parë me kombëtaren Shqiptare. Lojtari i Citadelës u shpreh shumë i lumtur për ftesën e marrë nga përfaqësuesja “kuqezi” dhe duke folur për “Il Mattino di Padova”, 25-vjeçari shtoi se e priste këtë moment.
“Jam i lumtur, është nder për mua. A e prisja thirrjen? Më shumë se çdo gjë tjetër e shpresoja. Në kombëtaret kam bërë të gjithë procesin e ekipeve të të rinjve që nga nën 16 deri te grupmosha e 21-vjeçarëve. Një herë ne 2018-ën jam thirrur në momentin e fundit, në rast urgjence në ekipin e të rriturve, pas dëmtimit të një prej portierëve të tjerë, por kjo është thirrja e parë zyrtare.”-theksoi ai.
Ndërsa përveç Kastratit ftesë nga Kombëtarja për herë të parë kanë marrë edhe Kristjan Asllani i Empolit dhe Adrian Bajrami i Benficës.



