“Fund i trishtë” për ish-sulmuesin e Milan, përfundon në Serinë B
Patrick Cutrone është zyrtarisht lojtari më i ri i Como-s në Serie B.
Një përfundim “i trishtë” për ish-sulmuesin i Milan-it, pasi lojtari kaloi nga Serie A, La Liga dhe Premier League në kategorinë e dytë në Itali në moshën 24-vjeçare.
Kampionët e Italisë e transferuan në vitin 2019 për 20 milionë euro ( plus bonuse) te Wolves, dhe Maldini i përdori atë shumë për transferuar në Milano sulmuesin portugez, Leao.
Në Premier League, Patrick nuk gjeti asnjëherë formën e tij më të mirë dhe anglezët e dërguan në tre vite huazim në skuadra të ndryshme.
Fillimisht te Fiorentina, më pas te Valencia dhe në fund te Empoli, me të cilët u rikthye edhe te goli pasi gjeti 3 herë rrugën e rrjetës, por edhe kaq nuk ka mjaftuar për italianin.
Cutrone ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me Como-n, deri në qershor 2025 duke bërë hapa pas në karrierën e tij dhe pse është vetëm 24-vjeç dhe pritej shumë prej tij.




