Fundi i dhimbshëm i kampionit të trefishtë me Ajaksin, si humbi jetën 29-vjeçari
Jody Lukoki humbi jetën ditën e sotme në moshën 29-vjeçare. Sulmuesi i djathtë është sulmuar nga disa kriminelë, të cilët i kanë marrë jetën duke e goditur disa herë me thikë.
Lojtari nga Republika Demokratike e Kongos ka dalë nga akademia e Ajaksit, ekip me të cilin u shpall tre herë kampion i Holandës. Gjatë karrierës së tij luajti edhe në Bullgari (Ludugorets) dhe Turqi (Malatyaspor).
Lukoki firmosi me Twenten në Eredivisie, por dëmtimet në gju ndikuan që në shkurtin e këtij viti të ndërpriste bashkëpunimin me klubin holandez, duke mbetur pa skuadër.
Lojtari i lindur në Zaire luajti me moshat e Holandës (U19, U20, U21), teksa në vitin 2015 vendosi të veshë fanellën e kombëtares së Republikës Demokratike të Kongos.




