Ligue 1

Fundi i sezonit / PSG bën llogaritë për titullin e 10-të në histori

PSG ka lënë pas eliminimin në Champions League, duke kthyer fokusin në kampionat, aty ku parizienët thjesht presin matematikën për të zyrtarizuar titullin kampion.  Nga disfata në tokën europiane përballë Real Madrid, parizienët kanë gabuar vetëm ndaj Monaco-s, në humbjen 3-0 në “Principatë”, ndërsa në total, në katër ndeshjet e fundit kanë shënuar 14 gola.

Në javën e 31-të të Ligue 1, PSG triumfoi 1-6 në transfertën e Clermont, në një mbrëmje perfekte për treshen fantastike Neymar – Mbappe – Messi. Braziliani dhe francezi “ndan” golat, secili nga tre, ndërsa argjentinasi dhuroi tri asist, duke kompletuar një mbrëmje perfekte në aspektin personal. Kryeqytetasit kanë dominuar në Francë dhe pse kanë gabuar, por një dominim i tillë mungoi në arenën europiane dhe kjo ka bërë që tashmë harmonia në ambientet e klubit të lëkundet. Mbappe, Neymar, Messi, Ramos dhe të tjerë nuk janë të kënaqur vetëm me titullin, pasi PSG është eliminuar edhe nga Kupa, ndaj zërat se klubi do të pësojë ndryshime në organikë gjatë verës përforcohen nga dita në ditë.

Deri në qershor ka ende shumë ditë, drejtuesit po punojnë për të konsoliduar ekipin, ndërsa në anën tjetër, PSG është gati tashmë të prekë fronin e skuadrës me më shumë tituj në Francë. Deri në verën e vitit 2012, parizienët numëronin vetëm dy tituj kampion, ndërsa nga sezoni 2012-2013 PSG ka arritur të koleksionojë edhe shtatë tituj, ndërsa i teti është në derë. Një rrugë të tillë më parë kishin ndjekur St.Etienne, me skuadrën që në 13 vite (1963-1976) kishte triumfuar në 8 sezone dhe Lyon që mban rekordin me 7 trofe të njëpasnjëshëm në vitet 2001-2008.

Në Francë kanë mbetur në lojë edhe 27 pikë, nëntë javë nga fundi i sezonit, ndërsa diferenca midis vendit të parë dhe të dytë, PSG dhe Marseille-s është plotë 12 pikë dhe java e ardhshme i vendos përballë njëra – tjetrës. PSG në rast se arrin të fitojë ndaj “marsejezve” dhe nuk do të bënte asnjë hap fals deri në javën e 34-ët, atëherë parizienët do ta festonin titullin kampion matematikisht katër javë përpara fundit, ndërsa Marseille do të provojë me çdo kusht që ta shtyjë sa më shumë të jetë e mundur festën e PSG-së në kampionat.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency