Futboll

Fundjavë “e zezë” për Bayern e Real, gjigantët konfirmojnë krizën

Mbrëmje e errët për gjigantët Real Madrid dhe Bayern Munchen, që vijuan serinë e rezultateve negative në kampionatet repektive, duke mos dalë nga kriza që i ka kapur prej javësh.

Kështu kryeqytetasit spanjollë nuk arritën për herë të 4-t radhazi të mos shënojnë gol, ndonëse këtë herë luajtën një sfidë relativisht të lehtë në transfertën ndaj Alavesit.

Për më tepër, skuadra e Lopeteguit pësoi një gol në minutat shtesë të takimit dhe doli kokë-ulur nga kjo transfertë, duke mos arritur të marrë asnjë pikë.

E njëjta gjë edhe me bavarezët e trajnerit Kovaç, që zhgënjyen në “Allianz Arena”, duke u mposhtur me rezultatin e pastër 0-3 nga Borusia Munchengladbach.

Edhe Bayerni nuk fiton prej 3 ndeshjesh në kampionat, që bëhen 4 nëse u shton edhe barazimin në Champions ndaj Ajaxit, ndërsa tashmë stoli i Kovaç është vërtetë në rrezik.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency