Premier League

Fundoset në “Goodison Park” nga Brentford, Everton rrezikon mbijetesën

Edhe pas ndeshjes ndaj Brentfort, Everton nuk ka mundur që t’i shpëtojë zonës së mbijetesës. Ekipi i Lampard është mundur në shtëpi me rezultatin 2-3, ndërsa e ka mbyllur këtë sfidë me nëntë lojtarë.

Everton kaloi në avantazh me Calvert-Lewin në minutën e 10’, por vetëm 8 minuta më pas do të mbeste me 10 lojtarë në fushën e lojës, pas ndëshkimit të Branthwaite me karton të kuq. Më pas në minutën e 37’ autogoli i Coleman do i dhuronte barazimin ekipit të Frank. Megjithatë vendasit e mbyllën në avantazh pjesën e parë, pasi Richarlson shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Megjithatë në fraksionin e dytë Brentford mori dominimin total të sfidës dhe në minutën e 62’ do Wissa të barazonte sërish, për të përmbysur vetëm dy minuta më pas me golin e Henry.

Në minutën e 88’ Everton do të mbeste me 9 lojtarë në fushën e lojës, pasi Rondon i cili kishte vetëm katër minuta në fushën e lojës u ndëshkua me karton të kuq.

Pas raundit të 37-të të Premier League, Everton renditet në vend të 16-të me 36 pikë, teksa Brentford qëndron në pozicionin e 11-të me 46 pikë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency