Boks

Fury-Wilder, “ndizet” dueli që në konferencën për shtyp me sharje dhe ofendime

Tyson Fury dhe Deontay Wilder e prishën armëpushimin duke shtyrë dhe tundur njëri-tjetrin në skenë, ku ishin ngjitur për konferencën e tyre të fundit për shtyp para duelit të së dielës, që do të zhvillohet në La Vegas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në një seri kërcënimesh dhe ofendimesh, secili u zotua se do ta shkatërronte tjetrin.

Fury, me syze të errëta, kapuç të zezi dhe xhaketë të bardhë, u kërkoi fotografëve që të qëndronin pas, në distance, duke thënë: “Nuk dua të marr ndonjë të ftohtë ose grip nga ju, djema!”

Ai (Fury) dukej më i qetë në qëndrimin e tij, ndërsa Wilder shumë më emocional. Leksiku i ofendimeve, në këtë përplasje verbale, por edhe fizike, ishte tejet i pasur.

Fury iu drejtua rivalit të tij: “Do të të godas keq në ring, por edhe tani, nëse ju pëlqen!” Të dy deklaruan se i kishin ofruar njëri-tjetrit mundësinë e jetës.

“Kur ju gjeta, ju ziente koka (kokaina),” – iu drejtua Wilder. – “Po mendonit vetëvrasjen. Pra, mos më thuaj kurrë se ishe ti që me dhe mundësinë në boksin e madh.” Kishte gjithashtu të qeshura dhe shprehje dashurie mes tyre.

Wilder, në mënyrë befasuese, përshëndeti emërimin e gjyqtarit të madh të Nevadas, Kenny Bayless, dhe tre gjyqtarëve amerikanë, për këtë duel titulli të peshave të rënda.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency