Fushata e vaksinimit ndaj fruthit/ S’e harron origjinën, lojtari i PSG-së shet kujtimet e tij
Presnel Kimpembe ka lindur në Francë dhe numëron 28 ndeshje me kombëtaren e “Gjelave”, por ai nuk e harron kurrë vendlindjen e prindërve: Republikën Demokratike të Kongos.
Qendërmbrojtësi i PSG-së është i ndjeshëm ndaj problemeve të shumta sociale në shtetin e varfër afrikan, që po përballet me pandeminë e fruthit.
26-vjeçari ka ndërmarrë një iniciativë për të ndihmuar “Mjekët pa Kufij”, organizatë ndërkombëtare, e pavarur humanitare mjekësore, që ofron ndihmë mjekësore për njerëzit e prekur nga konflikti, epidemitë dhe fatkeqësitë.
Kimpembe ka organizuar një seri ankandesh në Vinted, platformën e famshme të shitjeve online. Ai ka nxjerrë në shitje fanella dhe relike të tjera të firmosura nga ai vetë.
Synimi i lojtarit defensiv është mbështetja e fuqishme e fushatës së vaksinimit në Republikën Demokratike të Kongos, vendi i origjinës së babait të tij.
TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE
QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?



