Kategoria Superiore

Fustar lë Kamzën, transferohet në Singapor

Skuadra e Kamzes do ta nise kete pjesë te dytë të sezonit me largime në prapavijë. Ivan Fustar ka prishur kontraten me klubin e periferisë së kryeqytetit, duke ndërprerë kështu rrugëtimin e tij  në kampionatin shqipëtar. Partizani është një ndër skuadrat vendase që ka kërkuar të sigurojë shërbimet e futbollistit por mesa duket  15- herë kampionët nuk kanë arritur ta joshin lojtarin. 28-vjecari do të vendoset në një tjeter kontinent, atë të Azisë  ku ka nënshkruar marrëveshjen  me klubin  Balestier Khalsa. Akordi me skuadren nga Singapori nuk ka qene aspak i vështirë për kroatin , të cilit nuk i është dashur të paguajë asnjë detyrim financiar ndaj Kamzës. Mendohet se pagesa është një ndër faktorët kryesorë që kanë bindur lojtarin. Mbetet për tu parë se kujt do t’i besoje pozicionin e tij të lojës trajneri Ramadan Ndreu, që duhet thënë se ka ngritur një ekip që jep siguri dhe rezultat në fushën e blertë. Fustar ka luajtur tek Kamza si titullar në 12 ndeshje të këtij fillim sezoni, ku ka bërë paraqitje të kënaqshme pavarësisht se i ka munguar goli.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency