Futboll

Futbolli algjerian në zi, humb jetën sulmuesi i kombëtares

Tragjedi në futbollin algjerian. Sulmuesi 25-vjeçar Bilell Benhamouda është ndarë nga jeta pas një aksidenti rrugor, teksa ishte duke udhëtuar me makinë, me një mikun e tij, i cili gjithashtu nuk ia ka dalë të mbijetojë

Sulmuesi ishte pjesë e Alger, në kampionatin algjerian dhe së fundi ishte grumbulluar nga përfaqësuesja e Algjerisë për miqësoren ndaj Republikës Demokratike të Kongos, ku ishte nga më të mirët në fushë me një gol e një asist

Pikërisht në rrugën e kthimit për në shtëpi, sulmuesi u përfshi në aksidentin fatal, duke u ndarë nga jeta, teksa lajmin e dha fillimisht federata algjeriane dhe më pas e konfirmoi vetë babai i Billel.

Ky i fundit zbuloi se i biri kishte arritur marrëveshjen me një klub të njohur europian dhe pritej të transferohej këtë verë, por pa bërë të ditur emrin e skuadrës.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency