Short i lehtë për Milanin, Arsenalin dhe Atleticon, spikat Napoli-Leipzig dhe Dortmund – Atalanta
Shmangen përplasjet e mëdha në fazën e 1/16-ave të Europa League-s. Shorti i hedhur Nion të Zvicrën u rezervoi kundërsharë të lehtë emrave të mëdhenj të futb0llit europian. Kështu Milani do të përballet me skuadrën bullgare Ludogorets, Arsenali me Ostersund, ndërsa Atletico Madrid me Kopenhagen. Lazio luan me Stetauan e Bukureshtit, kurse dy sfidat më të forta janë Napoli – Leipzig dhe Borussia Dortmund – Atalanta. Provë e vështirë për bergamaskët, ku luan Etrit Berisha, gjithsesi verdhezinjtë nuk është se po kalojnë një formë të mirë në Europë. Këto janë 16 çiftet e fazës së 1/16-ave, me ndeshjet e para aqë do të zhvillohen më 15 shkurt, ndërsa takimit e kthimit një javë më pas, më 22 shkurt.
Borussia Dortmund – Atalanta
Nice – Lokomotiva e Moskës
Kopenhagen – Atletico Madrid
Spartaku i Moskës – Athelic Bilbao
AEK Athinë – Dinamo e Kievit
Celtic – Zenit
Napoli – Leipzig
Crvena Zvezda – CSKA Moskë
Lyon – Villarreal
Real Sociedad – Salzburg
Partizani i Beogradit – Viktoria Plzen
Steaua e Bukureshtit – Lazio
Ludogorets – Milan
Astana – Sporting i Lisbonës
Ostersund – Arsenal
Olympique Marseille – Braga




