Futboll

Futbolli në kohë pandemie, Crvena Zvezda fiton dhe shpallet kampion 3 javë para fundit

Titulli i parë kampion në fushë fitohet në kampionatin serb, ku Crvena Zvezda ka nisur festën pas fitores me rezultatin e thellë 5-0 përballë RAD Beograd, ndonëse kanë mbetur ende edhe 53 javë për t’u mbyllur kampionati.

Kjo ishte ndeshja e parë e Crvena Zvezdës pas rifillimit të kampionatit në Serbi dhe me fitoren e marrë shkoi në kuotën e 72 pikëve, shifër që Partizan Beogradi ndjekës nuk mund ta arrijë dot edhe nëse i fiton të tre ndeshjet e mbetura.

Feston kështu ish mesfushori i Interit dhe kombëtares serbe, Dejan Stankovic, që në eksperiencën e parë si trajner profesionist, arrin të drejtojë skuadrën e tij te titulli kampion, që ishte i 31-ti në histori për klubin serb.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency