“Futbolli për Kombin 2022-2025”, Duka: Ja çfarë do sjellë kjo strategji
Federata Shqiptare e Futbollit ka prezantuar sot strategjinë “Futbolli për Kombin 2022-2025”, në një event ku kanë marrë pjesë drejtues të FSHF-së, personalitet nga bota e futbollit, e jo vetëm.
Duke folur për këtë strategji, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka u shpreh se kjo ajo do të ketë si synim të vazhdojë: “ 1. Promovimin e një qasjeje të konsoliduar ndaj lidershipit në të gjitha aspektet e FSHF-së
- Zhvillimin e përvojës më të mirë në organizimin e të gjitha aktiviteteve të futbollit në vend
- Ruajtjen e marrëdhënieve të ngushta dhe bashkëpunuese me të gjitha klubet
- Dialogimin e vazhdueshëm me institucionet shtetërore dhe shoqatat tona rajonale për të mbështetur realizimin e objektivave strategjikë
- Ofrimin e mundësive edukative për trajnerët e klubet për të ruajtur nivelet e larta të cilësisë, infrastrukturën e futbollit në të gjithë vendin
- Lidhjen direkte të klubeve profesioniste dhe amatore me FSHF-në dhe nxitjen e tyre për rritjen e numrit të lojtarëve
- Standardet e nevojshme për klubet private, për të siguruar që të gjithë pjesëmarrësit të marrin përvojën më të mirë të mundshme në futboll
- Mundësitë për t’u angazhuar në futboll pavarësisht nga mosha, gjinia,aposituata social-ekonomike
- Rritjen e mëtejshme të klubeve anëtare të Federatës së Futbollit
Si një pogram i prezantuar nga kreu i FSHF-së, që ka nisur dhe ka si synim që të zhvillohet më tej deri në vitin 2025 në vendin tonë.





