Futboll

“Futbolli për Kombin 2022-2025”, Duka: Uniforma falas për çdo fëmijë shqiptar, shoqatat i kthejmë në Federata

Mundësitë për t’u angazhuar në futboll pavarësisht nga mosha, gjinia,apo situata social-ekonomike”, është një nga nëntë shtyllat kryesore ku do të mbështetet “Futbolli për Kombin 2022-2025”, strategji dhe projekt rreth së cilit foli në prononcimin për mediet Armand Duka, presidenti i FSHF-së. Kreu i futbollit shqiptar tregoi tre shtyllat ku do të bazohet synimi i rritjes së numrit të fëmijëve që do të merren me futboll, por edhe rritja e nivelit.

Një nga nismat kryesore është projekti ‘Uniforma ime’, me anë të së cilës Federata do t’u ofrojë të gjithë setin e bazës materiale falas çdo fëmije që luan futboll në Shqipëri, që nga akademia e klubeve profesioniste deri në klubet e fëmijëve amatore, nga Veriu në Jug. Ata do të marrin uniforma falas, duke ulur kështu ndjeshëm barrën e familjeve, por edhe duke i dhënë mundësi të gjithëve dhe duke rritur cilësinë e futbollit.

Po finalizojmë kontratën me detajet e fundit dhe shumë shpejt do të nisë procesi i marrjes së të gjithë kërkesave nga çdo klub dhe akademi, e më tej furnizimin përkatës. Buxheti i parashikuar për këtë nismë arrin rreth 1 milionë euro në vit, dhe do të mbulohet nga të ardhurat e FSHF-së. Aktualisht FSHF i ofron çdo trajneri dhe çdo klubi topat e lojës falas prej disa vitesh, ndërkohë që me furnizimin falas të uniformave, FSHF do të bëhet pjesë e çdo familje dhe çdo fëmije.

Projekti i dytë i rëndësishëm që do të ndihmojnë rritjen e numrit të fëmijëve që luajnë futboll dhe rritjen e nivelit të futbollit në Shqipëri, lidhet me fuqizimin e shoqatave rajonale, duke ju dhënë gjithë pavarësinë operacionale dhe financiare. Në Asambletë e gjithë shoqatave u miratuan në mënyrë unanime të gjithë buxhetet e shoqatave, në një buxhet total vjetor rreth 1.1 milionë euro, që do të financohet e gjitha nga FSHF.

Në këtë projekt parashikohen të gjithë garat, operacionet, të ardhurat dhe pagesat e menaxherëve dhe shoqatave përkatëse. Objektivi është që brenda katër viteve, këto shoqata të bëjnë më tej në investimet në infrastrukturë. Objektivi ynë është t’i kthejmë në Federata të mirëfillta këto shoqata rajonale.

Pika e tretë, ndër më të rëndësishmet, për të cilat FSHF ka nisur me shpejtësi punën për implementimin dhe përmirësimin e infrastrukturës: është ndërtimi i 100 fushave. Me Bashkitë e disa qyteteve dhe klubet përkatëse, por edhe individë, dashamirës të sportit dhe ish-sportistë: kemi dakordësuar për ndërtimin e disa fushave me planet përkatëse dhe kontratat përkatëse për t’u finalizuar, dhe për një pjesë të mirë kemi nisur edhe punimet”, deklaroi kreu i futbollit shqiptar.

Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency