Futboll

Futbolli shqiptar në zi: Shuhet Ylli Tare, nuk e fiton dot betejën me Covid-19

Është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare Ylli Tare, i cili nuk ia doli të fitojë betejën me koronavirusin.

Tare është një emër i njohur i sportit shqiptar, teksa ka punuar si drejtor i Qendrës së Ekipeve Kombëtare dhe si drejtor i Stadiumit Kombëtar.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka shkruar një mesazh ngushëllimi në rrjetet sociale.

Mësova lajmin e hidhur për humbjen e një prej zyrtarëve të mirë e të përkushtuar të sportit z. Ylli Tare.

Kontributi i Yllit, shumëvjeçar dhe puna e tij e palodhur, ka lënë gjurmë të pashlyera, si zyrtar në shërbim të sportit.

Si drejtor i Qendrës së Ekipeve Kombëtare, Drejtor i Stadiumit Kombëtar dhe në shumë detyra të tjera, ai ka treguar përkushtimin maksimal.

Në këtë ditë dua t’u shpreh ngushëllimet e mija shokëve, bashkëpunëtorëve e kryesisht familjes së Yllit.

Lamtumire Ylli Tare, mik dhe njeri i përkushtuar ndaj futbollit dhe sportit në përgjithësi!”, shkruan kreu i futbollit shqiptar.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency