Serie A

Futbollistët e kombëtares me trajner të ri, Zanetti ulet në stolin e Empolit

Pas një sezoni mjaft pozitiv, ku siguroi mbijetesën disa javë para fundit të kampionatit, Empoli vendosi të mos konfirmojë trajnerin Andreazzoli në pankinë, por nuk ka humbur kohë për të gjetur pasuesin e tij.

Kështu drejtimi i skuadrës i është besuar Paolo Zanettit, ish trajneri i Venezias në pjesën më të madhe të sezonit të kaluar, që ishte edhe i pari për të në elitën e fubtollit italian.

Tekniku 39-vjeçar është prezantuar zyrtarisht nga Empoli dhe ka nisur bashkëpunimin me drejtuesit për merkaton, teksa nga fillimi i korrikut do të startojë edhe grumbullimi, për të përgatitur sezonin e ardhshëm.

Kujtojmë që te Empoli bëjnë pjesë edhe tre futbollistë të kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, Nedim Bajrami dhe Ardian Ismajli, të cilët kanë qenë pjesë e rëndësishme e toskanëve nën drejtimin e Andreazzolit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency