Futbollistët më agresivë luajnë në kampionatin francez
Luis Gustavo i dha lamtumirën Werder Bremenit këtë verë, për t’iu bashkuar francezëve të Marsejës, me të cilët lidhi një kontratë të vlefshme për 4 vitet e ardhshme.
Mesfushori brazilian duket se e ka nisur me mjaft grintë aventurën e tij franceze, teksa është futbollisti më i ndëshkuar në këto javë të para, të kampionateve elitare europiane. Plot 6 kartonë të verdhë dhe 1 të kuq, ka marrë Luis Gustavo në 10 ndeshje me Marsejën, por gjithsesi braziliani ka gjetur edhe rrjetën 3 herë.
Krahas Luis Gustavos, në kampionatin francez luajnë edhe 2 futbollistë të tjerë që bëjnë pjesë në 5 lojtarët më të ndëshkuar. Bëhet fjalë për Cedric Yambere të Dijon-it dhe Assou Ekotto të Metz-it, të cilët mbajnë vendin e 4-t dhe të 5-të në këtë renditje.
Seria A përfaqësohet në këtë renditje nga futbollisti i Veronës Bruno Zuculini, ndërsa La Liga nga lojtari i Malagës, Recio.




