Futbollisti belg, të dielën në Itali për vizitat mjekësore te “Djalli”
Negociatat mes Milanit dhe Club Bruges për Charles De Ketelaere janë drejt mbylljes përfundimtare. Futbollisti belg i lindur në vitin 2001 do të së shpejti një “Djall”. Në orët e fundit dy klubet kanë gjetur marrëveshjen për 36 milionë euro përfshirë bonuset.
Lojtari, i cili vendosi të heqë dorë nga një pjesë e pagës, nuk u paraqit në qendrën sportive të Bruges dhe nuk u stërvit me pjesën tjetër të skuadrës. Ai do të mbërrijë në Itali të dielën për vizitat mjekësore dhe nënshkrimin e një kontrate pesëvjeçare.
Menaxherët po rregullojnë detajet e fundit me klubin belg dhe pjesën e komisioneve me Milanin.



