Futbollisti që ka luajtur më shumë ndeshje në Europë, pas tij lojtari i Marseille dhe Chelsea
Sezoni i fundit ka qenë sfilitës për futbollistët teksa ndeshjet përfunduan vetëm më datë 14 qershor kur u mbyll raundi i parë i kombëtareve që marrin pjesë në Nations League. Rekordmeni i minutave të luajtura për këtë sezon është portieri i Leicester, Peter Schmeichel.
Mes kombëtares dhe klubit në Premier League, 35-vjeçari ka zhvilluar 66 ndeshje teksa ka qenë në fushë nga data shtatë gusht i vitit 2021 deri më datë 13 qershor të vitit 2022, ndërkohë që vetëm për një dëmtim, Schmeichel mund të shkonte edhe në kuotën e 70 ndeshjeve sezonale. Sakaq, pas gardianit danez, në podium janë edhe Matteo Guindozi i cili ishte i huazuar te Marseille e Mason Mount i Chelseat apo edhe Diego Jota i Liverpool.
Të tre këta futbollistë kanë zhvilluar këtë sezon plot 63 ndeshje, duke konfirmuar një formë të admirueshme fizike ndërsa tashmë kanë të merituar një muaj e gjysmë pushim për të rikuperuar energjitë para një tjetër sezoni sfilitës, ku në mes do të jetë edhe Botërori i Katarit që nis në 21 nëntor e përfundon në 18 dhjetor.



