Kupa e Italisë

“Futi në xhep” Giroud, zbulohet sekreti i paraqitjes perfekte të De Vrij

Në muajin shkurt Olivier Giroud u bë “makth” për Stefan De Vrij, pasi shënoi dy herë dhe përmbysi rezultatin, duke i dhënë tri pikët Milanit në derbin e kampionatit, megjithatë holandezi i ktheu shpejt reston.

Në gjysmëfinalen e kthimit në Kupën e Italisë, mbrojtësi zikaltër anuloi totalisht sulmuesin e Milanit, duke mos e lejuar të prekë asnjë top gjatë 90-minutëshit që pa Interin të fitonte 3-0 dhe të kalonte në finale.

Por çfarë fshihet pas paraqitjes perfekte të De Vrij? Mediat pranë klubit zikaltër zbulojnë se gjatë 4 ditëve të fundit holandezi ka punuar shumë me video-analistët e Interit, por edhe me asistentin personal, për të studiuar në perfeksion mënyrën e lojës së francezit.

Rezultati ishte i qartë, pasi Giroud shëtiti fanellën gjatë gjithë 90-minutëshit, duke mos arritur të kërcënojë asnjëherë portën e Interit dhe kjo padyshim falë De Vrij, që ishte gjithmonë një kohë para sulmuesit francez të Milanit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency