Futboll

Gabigol në telashe, arrestohet në një festë në një kazino të paligjshme

Në verën e 2016-ës Interi shpenzoi 30 milionë euro për të sjellë në Milano sulmuesin brazilian Gabigol, por ky i fundit nuk arriti të lërë gjurmë me fanellën zikaltër dhe u largua prej andej pas vetëm një sezoni.

Aktualisht Gabriel Barbosa luan në kampionatin brazilian me Flamengon, teksa së fundi është përfshirë në telashe dhe përballet me akuza që mund t’i kushtojnë nga një gjobë e majme, në disa muaj burg.

Sulmuesi është arrestuar nga policia braziliane, pasi po merrte pjesë në një festë të rrëmujshme në një kazino të paligjshme në periferi të San Paolos, së bashku me rreth 200 persona të tjerë, ndërsa pasi janë identifikuar, po hetohen në gjendje të lirë.

Aktualisht Brazili është duke u përballur me një valë të frikshme të koronavirusit dhe për pjesëmarrje në festa të tilla dënohesh për krim kundër shëndetit publik, akuzë me të cilën do të përballen edhe Gabigol e miqtë e tij.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency