Gabimi trashanik i Hector Cuperit, R.D Kongo drejt eliminimit nga faza play off
Një pakujdesi me zëvendësimet me shumë mundësi do t’i kushtojë eliminimin Republikës Demokratike të Kongos nga faza play off e kampionati Botëror. Një ditë festimi rrezikon të kthehet në një dramë të vërtetë për përfaqësuesen që drejtohet nga trajneri i njohur (sidomos nga tifozët e Interit, sepse bëri të mundur largimin e Ronaldo “Feomenit” nga zikaktrit) Hector Cuper.
Përfaqësuesja e drejtuar nga argjentinasi, fitoi 2-0 me Beninin në ndeshjen e fundit në grup dhe mori kryesimin me 11 pikë, një më shumë se Benini, megjithatë, ëndrra për të shkuar në Katar rrezikon të shuhet për shkak të një gabimi të bujshëm të trajnerit argjentinas dhe stafit të tij.
Kur rezultati ishte 2-0 në favor të Republikës Demokratike të Kongos, pra kur gjithçka ishte mbyllur, trajneri kreu një zëvendësim të katërt, kur i kishte shfrytëzuar më parë të tria hapësirat kohore, siç e parashikon rregullorja (mund të bësh pesë zëvendësime, por në vetëm tri ndalesa).
Një lëvizje që, në këtë pikë, rrezikon të kushtojë shtrenjtë: humbjen e ndeshjes 3-0 në tavolinë.
Sipas këtij skenari, do të ishte Benini që do të të rifitonte kreun e grupit dhe do të vazhdonte rrugën në play-off, me R.D të Kongos të detyruar t’i thoshte lamtumirë ëndrrës botërore në mënyrën më mizore dhe tallëse të mundshme.
https://twitter.com/bylka613_/status/1460005402372972545?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1460005402372972545%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.goal.com%2Fit%2Fnotizie%2Fil-congo-va-agli-spareggi-ma-cuper-fa-4-cambi-in-4-slot%2Fblte15a5a20c668a0d6



