Gagliardini i sakrifikuari i madh i Interit nga lista Champions, jashtë edhe…
Roberto Gagliardini është i sakrifikuari i madh i Interit nga lista Champions. Për shkak të marrëveshjes me UEFA-n për fair-play financiar, klubi zikaltër do të prezantohet vetëm me 21 futbollistë në këtë edicion të Champions League dhe për më tepër bilanci financiar përsa i përket shitjeve dhe blerjeve duhet të jetë i barabartë me atë të listës së fundit të dorëzuar në UEFA pikërisht ajo e 2016-2017 për pjesëmarrjen në grupet e Europa League. Në këtë mënyrë trajneri Spalletti ka vendosur të lërë jashtë Gagliardinin i cili është blerë nga Atalanta për 27 milionë euro përfshirë edhe bonuset. Ky i fundit ka humbur balotazhin me uruguianin Matias Vecino. Nuk mund të lihej jashtë Candreva ka qenë i përfshirë në listën e para 2-viteve dhe mospërfshirja e tij nuk kishte asnjë efekt në bilancin ekonomik. Përveç Gagliardinit, kanë mbetur jashtë edhe Joao Mario e Dalbert, dy lojtarë për të cilët Interi ka shpenzuar më shumë se 70 milionë euro për ti afruar në skuadër, por lënia jashtë e portugezit dhe brazilianit nuk përbën lajm pasi ishte diçka që ishte zbuluar që më herët. Kështu ndaj Barcelonës, Tottenham dhe PSV-së, Spalletti do të privohet nga këta 3 futbollistë. Në 21 emrat që janë në listë janë përfshirë 4 portierë ndërsa në listën B janë përfshirë 6 lojtarë të skuadrës së të rinjëve.



