Futboll

Galliani shfryn ndaj UEFA-s: Me fair play-in, Milani i Berlusconit nuk do ekzistonte!

Adriano Galliani shfryn ndaj UEFA-s dhe më konkretisht ndaj fair play financiar. Milani është dënuar nga qeveria e futbollit europian pasi nuk ka respektuar rregullat e fair play-it financiar, por për ish-administratorin e deleguar të kuqezinjëve i cili bashkë me Silvio Berlusconin formuan një binom fitues, kjo që po ndodh me kuqezinjtë nuk është e drejtë. Sipas Gallianit nëse fair play financiar do ekzistonte edhe para 30 viteve, Milani më fitues i të gjitha kohërave ose më saktë, Milani i Berlusconit nuk do të ekzistonte.

“Nuk është e drejtë, kristalizon ekzistencën e një klubi. Unë firmosa dorëheqjen më 13 prill 2017, mbetem tifoz kuqezi por nuk do të flas më. Do të flasin drejtuesit e tyre, pronarë të mëdhenj. Ne e morëm klubin me dy istanca falimenti, jashtë kupave dhe e kthyem të fitonte titull, Kupë Kampionësh dhe Interkontinentale në vetëm 3 vite. Sot nuk është e mundur. Me rregullat e reja, pra FFP, Milani i Berlusconit nuk do të kishte ekzistuar, Milani i pesë Champions-eve”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency