Gallinari në një lidhje dashurie me gazetaren e njohur sportive!
Danilo Gallinari dhe Eleonora Boi në një lidhje dashurie. Tashmë nuk ekziston as më i vogli dyshim, pasi gazetarja sportive e cila ka punuar për disa vite në rrjetin televiziv Mediaset ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për t’i qëndruar pranë të dashurit të saj dhe për të ndjekur nga afër të gjitha ndeshjet e Los Angeles Clippers në NBA, skuadër tek e cila Gallinari aktivizohet që prej vitit 2017-të ndërsa më herët ka luajtur edhe për New York Knicks e Denver Nuggets. Eleonora e cila tashmë jeton në Los Angeles nuk nguron të pozojë me fanellën me numrin 8-të të të dashurit të saj.


















