Featured

Galtier e nis me “dhimbje koke” aventurën te PSG, Mbappe kërkon hapur largimin e sulmuesit

Situatë vërtet e komplikuar në shtëpinë e kampionëve të Francës.

Largimi i Pochettinos dhe zyrtarizimi i Galtier nuk ka ndryshuar asgjë në marrëdhënien Mbappe-Neymar.

Francezi, i cili tani ka dhe një “dorë” në ndërtimin apo funksionimin e skuadrës, kërkon largimin e brazilianit nga skuadra.

Raportet e të dy lojtarëve janë “krisur” prej kohësh, por kjo situatë mund t’i kushtojë shumë parizienëve.

Tani, mediet franceze raportojnë për një “luftë” në tre fronte.

Mbappe nuk e do më në skuadër Neymar, por Messi dëshiron që sulmuesi brazilian të qëndrojë.

Drejtuesit, por edhe vetë Galtier janë në “hall” pasi një largim i Neymar mund të pasohej edhe me një “revoltë” nga ana e argjentinasit.

Në Francë janë të bindur se zyrtarizimi i trajnerit francez i ka dhënë akoma edhe më shumë “fuqi” Mbappe-s, i cili kërkon ta përdor kundër Neymar, me këtë të fundit që ka përfunduar në merkato dhe PSG është e hapur për të dëgjuar ofertat në drejtim të tij.

Në krahun tjetër rrezikon shumë pasi Messi ka hyrë në vitin e fundit të kontratës dhe tani gjithçka është shumë e paqartë në “shtëpinë” e parizienëve.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency