Lajme

Gambia është super, Barrow e kualifikon në çerekfinale

Pas Burkina Fasos dhe Tunizisë është Gambia skuadra e tretë çerekfinaliste e Kupës së Afrikës që po zhvillohet aktualisht në Kamerun. Përfaqësuesja e drejtuar nga trajneri belg Saintfiet triumfoi me rezultatin minimal 0-1 në sfidën ndaj Guineas një ndeshje të cilën të dyja kombëtaret e mbyllën me nga një lojtar më pak.

Golin që vendosi fatet e sfidës e shënoi sulmuesi i Bolognas Moussa Barrow i cili realizoi në minutën e 71-të. Në çerekfinale Guinea do të ketë përballë fituesen e çiftit Kamerun-Komoros. Ish-sulmuesi i Skënderbeut Ali Sowe nuk është grumbulluar nga Gambia në këtë edicion të Kupës së Afrikës, ndërkohë që pjesë e ekipit është ish-sulmuesi i Shkupit Darboe që u shpall kampion Bjellorusie me Shakhtyor Soligorsk.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency