Gameiro drejt Kinës, Valencia kërkon sulmues!
Valencia nuk po kalon një moment aspak të mirë teksa skuadra e Marcelinos ka marrë vetëm 3 fitore në 16 ndeshje. Ekipi ka probleme me sulmin dhe kërkohen përforcime por strategjia e klubit është e qartë, duhet të shesin e më pas të afrojnë dikë tjetër dhe emri më i përfolur për t’u larguar është ai i Kevin Gameiros. 31-vjeçari i blerë në verë për 16 milionë euro ka një ofertë nga një klub kinez që i ofron një pagë deri në 20 milionë euro në vit dhe po kaq edhe Valencias për kartonin e lojtarit.



