Gara për Haaland, zbulohet oferta e City-t për norvegjezin
Manchester City është gati për të nënshkruar me sulmuesin e Borussia Dortmund, Erling Haaland këtë verë, ose të paktën kështu raportohet nga mediat angleze.
City është në kërkim të një sulmuesi të klasit botëror, i cili është i aftë të zëvendësojë golat e Sergio Agueros, ndërsa liderët e Premier League kërkojnë të përforcojnë dominimin e tyre.
Haaland ka shënuar 80 herë në 79 paraqitje për Dortmundin dhe do të jetë në dispozicion për 80 milionë euro, për shkak të një klauzole në kontratën e tij.
Real Madrid-i, Paris Saint-Germain, dhe disa gjigantë të tjerë evropianë janë të interesuar për të siguruar shërbimet e tij, por duket se City po udhëheq garën.
Kjo është pjesërisht për shkak të lidhjes së City-t me babanë e Haaland, Alf Inge, i cili luajti për klubin anglez për tre vjet në fillim të viteve 2000. Ai thuhet se do të bindë djalin e tij të bashkohet me “citizenët”.
Guardiola tha për Haaland-in përpara ndeshjes çerekfinale të Champions League kundër Dortmund-it sezonin e kaluar: “Të shënosh kaq shumë gola në moshën e tij nuk është e lehtë. Ai është 20 vjeç dhe shifrat flasin vetë. Kur kjo ndodh është sepse ai mund të shënojë me të djathtën, me të majtën, përmes kundërsulmeve, në kuadrat. Ai është një sulmues fantastik, të gjithë e dinë këtë.”
Sa e njihni La Ligën?
Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...



