Futboll

Garë e ethshme për çmimin e më të mirit, zbulohen 8 kandidaturat për “Globe Soccer Awards”

U publikuan emrat e listës së shkurtuar për çdo kategori, për çmimin e përvitshëm Globe Soccer Awards, ku bien në sy futbollistët Cristiano Ronaldo, Leo Messi dhe Virgil Van Dijk për çmimin e lojtarit më të mirë të vitit, listë ku spikat gjithashtu edhe emri i Igli Tares, që është kandidat për drejtorin më të mirë sportiv të vitit 2019. Komiteti Organizator i Globe Soccer Awards bëri të ditur kandidaturat përkatëse për 7 kategoritë e ndryshme të kësaj ankete, që zhillohet për herë të 11 dhe që organizohet nga EFA, Shoqata Europiane e Menaxherëve të Futbollistëve, si dhe nga ECA Shoqata e Klubeve Europiane. Te lista e futbollistëve më të mirë bën pjesë sërish Cristiano Ronaldo, që ka fituar këtë çmim në 4 nga 5 vitet e fundit, por të pranishëm janë gjithashtu edhe Lionel Messi, Bernardo Silva, si dhe katërshja e Liverpoolit Mohamed Salah, Sadio Mane, Alisson dhe Virgil van Dijk. Ndarja e çmimeve do të bëhet më 29 dhjetor në Dubai.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency