Serie A

Garë e fortë për mesfushorin kuqezi, gjigantët e Serisë A trokasin në dyert e Empolit

Derbi për titullin, por edhe në merkato. Pasi u sfiduan deri në javën e fundit për kreun e Serisë A, Milani dhe Interi kanë një tjetër garë së bashku, këtë herë për të transferuar mesfushorin e Kombëtares Shqiptare, Kristjan Asllani.

Futbollisti i talentuar, që spikati në fazën e dytë me Empolin, ndiqet prej javësh nga zikaltrit, pasi Simone Inzaghi e sheh si zëvendësuesin ideal të Brozovic, teksa drejtuesit e Interit kanë nisur negociatat me toskanët, duke ofruar 2-3 futbollistë në huazim, në këmbim të Asllanit.

Megjithatë marrëveshja nuk është mbyllur dhe nga kjo situatë është gati të përfitojë Paolo Maldini, që ka kërkuar informacion te drejtuesit e Empolit për 21-vjeçarin shqiptar, pasi kërkon një mesfushor për zëvendësimin e Franck Kessie.

Aktualisht mediat italiane japin zikaltrit e Inzaghit si të favorizuar për të marrë shërbimet e Asllanit, megjithatë situata mund të ndryshojë shpejt, nëse Marotta dhe Ausilio nuk arrijnë të mbyllin shpejt marrëveshjen.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency