Merkato

Garë mes Napolit dhe gjigantëve anglezë për talentin norvegjez

Napoli vazhdon të ndjekë me shumë interes mesfushorin e talentuar të Genkut, Sander Berge. 21-vjeçari pëlqehet shumë nga drejtuesit e klubit të kaltër, madje edhe gjatë merkatos së kësaj vere ata tentuan disa herë transferimin e tij, por nuk gjetën gjuhën e përbashkët me klubin belg.

Sipas asaj që raportojnë mediat, gjatë merkatos së janarit, Napoli do të bëjë një tjetër ofertë për norvegjezin, por nuk pritet që gjithçka të jetë e lehtë. Situata tashmë duket më e vështirë, pasi për talentin 21-vjeçar kanë shprehur interes edhe gjigantët anglezë të Liverpoolit dhe Chelsea-t, të cilët në aspektin ekonomik nuk e kanë të vështirë të përmbushin kërkesat e klubit kampion të Belgjikës.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency