Merkato

Garë treshe për Allison, Roma kërkon të arkëtojë sa më shumë

Roma është në pritje për të vendosur se kush do të jetë portieri i tyre për sezonin e ri. Siç dihet prej kohësh Alisson ka shfaqur hapur dëshirën e tij për t’u larguar nga radhët e verdhekuqve, ndërsa për të kanë shfaqur interes tre klube me peshë, të cilat janë të gatshme t’i ofrojnë gardianit brazilian 6 milionë euro në sezon, shumë të cilën në Trigoria nuk janë të gatshëm tia vendosin në tryezë 25-vjeçarit. Përsa i përket ofertuesve Liverpoool-i qëndron në krye.

The Reds i kanë paraqitur një ofertë drejtuesve të klubit kryeqytetas që shkon deri në 60 milionë euro, plus 10 në formën e bonusit. Roma nuk duhet e kënaqur. Përsa i përket preferencave që ka gardiani në zemrën e tij qëndron Reali, por presidenti i Los Blancos, Florentino Perez nuk kërkon të shpenzojë më shumë se 50 milionë euro, plus 10 milionë të tjera si bonus.

Gjithashtu edhe Chelsea është një tjetër klub që është përfshirë në garë për të siguruar shërbimet e brazilianit. Lista është e gjatë dhe ofertat nuk mungojnë, ndërsa drjetuesit verdhekuq për momentin po qëndrojnë në pritje, teksa janë duke punuar edhe për pasuesin e tij Allison pasi nuk duan që nëse braziliani largohet të gjënden të papërgatitur.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency