Merkato

Garë treshe për titullarin e Bayernit, Juventusi shqetëson Realin e Liverpoolin

Garë e fortë po zhvillohet në merkato për shërbimet e Serge Gnabryt. Mesfushori sulmues ka kontratë deri në 2023 me Bayernin, por nuk e ka mohuar mundësinë e nisjes së një aventure të re në verë.

Kampionët e Gjermanisë duan të rinovojnë me 26-vjeçarin, i cili përfiton rreth 8 milionë euro në sezon. Real Madrid e ndjek prej kohësh, në Premier League kërkon ta marrë Jurgen Klopp te Liverpool, teksa nuk mbetet pas as Juventusi.

Bardhezinjtë italianë po përgatisin një ofertë për klubin bavarez dhe lojtarin e kombëtares gjermane (31 ndeshje dhe 20 gola). Gnabry cilësohet një përforcim super nga Max Allegri, i cili u ka kërkuar drejtuesve të arrijnë akordin me agjentin e tij.

Nëse nuk arrin rinovimin me të, Bayerni do ta nxjerrë në merkato për të mos e humbur me parametra zero në fund të sezonit të ardhshëm. Rreth 70 milionë euro e vlerëson klubi gjerman kartonin e lojtarit ofensiv.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency