Garës për David Neres i shtohet edhe Milani
Pavarësisht deklaratave se nuk do të ketë ndërhyrje gjatë merkatos së janarit, drejtuesit e Milanit mendojnë të përforcojnë repartin e avancuar, pasi lojtarët që kanë në dispozicion nuk po japin frytet e pritura. Objektivi i kuqezinjve është David Neres i Ajaxit. 20-vjeçari po zhvillon një sezon fantastik me fanellën e harkëtarëve ku deri më tani ka shënuar 9 gola dhe 12 asiste në 22 ndeshje të luajtura. Për të arritur te talenti brazilian, ekipi italian duhet të mposhtë më parë konkurrencën e skuadrave si Juventus, Manchester United, Tottenham dhe Arsenal.



