Premier League

Gati oferta “faraonike”, Chelsea “mbulon me ar” Eden Hazard

E ardhmja e Eden Hazard vazhon të jetë e paqartë. Futbollisti i përfaqësueses belge ka deklaruar se dëshiron të largohet nga Londra për t’iu bashkuar Realit të Madridit, që ende nuk e ka bërë goditjen e madhe në merkato pas largimit të Cristiano Ronaldos drejt Juventusit.

Mësohet se drejtuesit e bluve të Londrës janë gati ta mbulojnë me ar 27-vjeçarin, për ta që të qëndrojë në “Stamford Bridge”.

Sipas “Times”, këtë të hënë do të bëhet zyrtare oferta e rinovimit nga ana e Chelsea-t. Bëhet fjalë për një kontrate nga e cila mesfushori do të përfitojë 17 milionë euro në sezon.

Maurizio Sarri e konsideron një element shumë të rëndësishëm për lojën e skuadrës, ndërsa drejtuesit synojnë të vënë në qendër të një projekti afatgjatë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency