Futboll

Gati për emocionet e Botërorëve? Rikthehet sot në Supersport “La Casa De Quiz”!

Emocionet e Botërorve ndër vite, kuriozitet për të sjellë ndërmjet adrenalinës së konkursit ngjarje e evente që kanë shënjuar historinë e futbollit.  “La Casa De Quiz”, rikthehet sot në Supersport, me një seri puntatash që garantojnë spektaklin në fazën e dytë të emisionit që rezultoi një sukses në startin e tij.

16 konkurrentë në një garë emocionuese për çmimin e madh, me emisionin që kulmon me episodin final një ditë para nisjes së Kupës së Botës Katar 2022, me një histori që sillet në vëmendje pikërisht para se historia e re të nisë të shkruhet. 8 konkurrentë të kualifikuar nga faza e parë, dhe 8 të tjerë që nisin rrugëtimin e tyre në këtë raund, si më të dalluarit në edicionet e shumta, do të masin njohuritë e tyre në lidhje me ndeshjet, golat, protagonistët që kanë lënë shenjë në historikun e Botërorëve, duke freskuar dhe kujtesën e shikuesit, nëpërmjet një formati që nxit kërshërinë emocionet e pse jo dhe tifozllikun apo preferenncat në lidhje me konkurrentët.

“La Casa de Quiz” është një spektakël që rikthehet nën drejtimin e Gjergji Stefës, për teleshikuesin pas 28 vjetësh, që kur u prezantua për herë të parë, atëherë kur moderatori i sotëm ishte më i vogli ndër konkurrentët, dhe tanimë vjen me një format modern, e padyshim më shumë të ftuar, lidhje live, e surpriza.

Të ftuar personazhe të njohur të futbollit në vend në rolin e trajnerëve, dhe me shumë lojëra e të papritura, “La Casa De Quiz”, nis këtë mbrëmje në orën 21:00, për të vazhduar çdo të premte në të njëjtë orë, me transmetimin e drejtpërdrejtë në Sport News një rrugëtim spektakolar, dhe të denjë për të mos u humbur në asnjë moment.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency