Kombëtare

Gattuso e do me vete në Spanjë, Valencia ka gati 5 milionë € për titullarin e Kombëtares

Elseid Hysaj është shumë afër largimit nga Lazio. Kapiteni i kombëtares shqiptare u transferua te bardhekaltrit verën e kaluar si lojtar i lirë, pasi i dha fund aventurës 6-vjeçare me Napolin.

28-vjeçari shkodran nuk la shumë gjurmë në sezonin e parë në kryeqytetin italian, saqë edhe Maurizio Sarri, trajneri i cili ka merita të mëdha në karrierën e anësorit të djathtë, nuk është kundër shitjes së tij.

Në skenë kanë dalë Valencia dhe Gennaro Gattuso. Ky i fundit e njeh mirë dhe e vlerëson Hysajn, me të cilin punoi kur drejtoi Napolin. Ish-mesfushori i njohur e do me vete në Spanjë lojtarin shqiptar.

Il Messagero raporton se drejtuesit e Valencias janë gati t’i ofrojnë Lazios 5 milionë euro për Hysajn, i cili me kalimin në La Liga do të niste aventurën e parë jashtë Italisë.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency