Serie A

Gattuso: Interi më lart fizikisht, pres të shoh rritjen e skuadrës

Mbrëmjen e të dielës vëmendja e futboll-dashësve do të përqendrohet e gjitha në Itali, ku në Milano do të luhet derbi i Madonninës, mes Interit dhe Milanit. Trajneri i kuqezinjve, Genaro Gattuso doli sot në konferencën për shtyp, ku vlerësoi shumë gjendjen e skuadrës së tij, ndërsa deklaroi se pret një përgjigje për ecurinë e pricesit të rritjes.

Derbi pas ndërprerjes së kampionatit…
Disa lloj ndeshjesh, si ky derbi, përgatiten në qetësi. Është e rëndësishme të mos e ndjesh shumë sfidën dhe të mos shpenzosh energji të kota.

Çfarë duhet për të mposhtur Interin?
Interi është një skuadër shumë e fortë dhe këtë e ka treguar edhe në Champions, duke mposhtur Tottenhamin, që nuk është aspak kundërshtar i lehtë. Kanë një gjendje fizike, por edhe cilësi mjaft të mirë. Ne duhet të përballemi pa frikë ndaj tyre dhe të bëjmë ato që mundemi, duke shmangur gabimet në fushën e lojës. Besoj se do jemi përmirësuar në aspektin e frikës për të luajtur sfida të tilla.

Si është gjendja psikologjike e skuadrës?
Mendoj se qetësinë psikologjike e krijon trajneri dhe unë jam munduar të bëj më të mirën këtë javë. Lojtarët kanë punuar në qetësi, pasi i njoh mirë dhe e di se mund të bëjnë një ndeshje mjaft të mirë nesër në mbrëmje.

Suso, Higuain dhe Romagnoli nuk i kanë kursyer komplimentet ndaj teje…
Nuk i keni dëgjuar të tjerët, pasi është e sigurt që ndonjëri mund të më urrejë. Unë jam një njeri shumë kërkues dhe strikt, pasi në momentin që fillon stërvitja dua përkushtim dhe përqendrim maksimal. Më pas, kur të kemi përfunduar punën, bëhem familjar dhe shok me djemtë, ku mund të bisedojmë për çfarë të duan ata.

Si po ecën procesi i rritjes së skuadrës?
Mendoj se po ecën mirë, por Interi është një nga ato prova që mund të flasë më mirë. Përveç kontrollit të topit dhe rasteve të shumta, duhet të mësojmë të vuajmë si skuadër dhe të marrim edhe fitore për të cilat nuk kemi bërë mjaftueshëm në fushë. Kundërshtari mund të na vërë në vështirësi, ndaj jam edhe unë kurioz të shoh se si do të dijë të vuajë kjo skuadër.

Mund të themi se Interi është më i fortë në këto momente?
Interi ka shumë lojtarë të ndryshëm, të cilën kanë forcë fizike dhe kualitet. Në aspektin teknik, nuk kemi asgjë më pak se ata, por më duhet të pranoj se janë më larg fizikisht.

Calhanoglu, Caldara dhe balotazhi Abate-Calabria…
Calhanoglu ka luajtur mjaft mirë me Turqinë dhe shpresoj të përsërisë të njëjtën gjë edhe me ne. Është një djalë shumë i talentuar, por kohët e fundit ka kaluar disa probleme familjare, që e kanë shpërqendruar dhe nuk e kanë lejuar të punojë në maksimum. Po mundohemi t’i qëndrojmë pranë dhe shpresojmë të rikthehet në formën më të mirë. Caldara do të niset nga pankina, pasi nuk ka ende ritmin e duhur për të luajtur ndeshje të tilla., Balotazhin në të djathtë do ta mësoni vetëm nesër, ndonëse unë e kam ndarë mendjen që tani.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency