La Liga

Gattuso kërcënon Valencian, mund të largohet pa nisur ende punën

Aventura e Gennaro Gattusos te skuadra e Valencias mund të përfundojë ende pa nisur mirë. Trajneri italian mori drejtimin e klubit spanjoll një muaj më parë, por deri tani gjërat nuk kanë ecur aspak sipas planeve.

Drejtuesit e Valencias nuk kanë sjellë asnjë nga futbollistët e kërkuar nga Gattuso, i cili ka kërcënuar me largim pa nisur ende faza përgatitore.

Matteo Politano, Edin Dzeko, Alessio Romagnoli, Edinson Cavani dhe Diego Demme janë disa nga emrat e kërkuar nga trajneri, por që drejtuesit e Valencias nuk kanë arritur marrëveshje me asnjërin prej tyre.

Nga ana tjetër Gattuso ka vënë ultimatum për t’i pasur futbollistët e tij të preferuar brenda 10-ditëshit të parë të muajit, për të përgatitur sezonin sa më mirë.

Gattuso ishte i papunë që prej verës së kaluar, kur firmosi me Fiorentinën, por më pas u tërhoq sepse mori një ofertë nga Tottenham. Megjithatë transferimi në Londër u anulua nga tifozët e Tottenham.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency