Serie A

Gattuso: Nuk kam probleme me Leonardon, ndaj Juves për rezultat

Pas 6 vitesh, Milani rikthehet të garojë për një vend në zonën Champions të renditjes, ndërsa nesër në mbrëmje do të udhëtojë drejt “Allianz Stadium” ku do të përballet me Juventusin, me detyrimin për të mbrojtur vendin e katërt.

Trajneri Gattuso ka vlerësuar maksimalisht ndeshjen ndaj bardhezinjve, duke theksuar se një rezultat i mirë në Torino, mund të sjellë edhe tejkalimin e një ngërçi psikologjik në skuadër.

“Është një ndeshje shumë e vështirë, që duhet përgatitur si në aspektin taktik, ashtu edhe në atë psikologjik. Një rezultat i mirë mund të bënte që të kalonim ngërçin mental dhe të mund të përballonim më mirë sprintin final”, tha Gattuso.

Trajneri i Milanit foli sërish për marrëdhëniet e tij me Leonardon, duke theksuar se mes të dyve nuk ka asgjë dhe se synimi i vetëm që kanë palët, është rikthimi i kuqezinjve në Ligën e Kampionëve, që këtë sezon.

“E kam thënë shumë herë dhe dua ta sqaroj për herë të fundit, pasi dëgjoj të fliten shumë thashetheme. Mes meje dhe Leonardos nuk ka asnjë problem, madje të dy bashkë kemi si synim të çojmë skuadrën në Champions. Shpresojmë që një gur të rëndësishëm të vëmë në ndeshjen nesër ndaj Juves”, deklaroi trajneri i Milanit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency