Gattuso: Suso mund të bëhet si Insigne, një fitore nuk mjafton
Vlerësime reciproke mes Genaro Gattusos dhe sulmuesit spanjoll Suso pas fitores së Milanit ndaj Sassuolos me shifrat 1-4, ndeshje në të cilën ish lojtari i Liverpoolit realizoi dy gola. Në konferencën për shtyp Gattuso theksoi se Suso mund të bëhet si Insigne ndërkohë në anën tjetër spanjolli e cili trajnerin e kuqezinjëve një fenomen. Gattusso gjithsesi u përpoq të ulte disi dozat e entuziasmit pas këtij suksesi duke nënvizuar se një fitore nuk mjafton, prandaj Milani i tij duhet të vazhdojë në këtë rrugë.



