Gatusso-D’Amicos: Jepi një të puthur me gjuhë Buffonit nga ana ime!
Rino Gattuso plot adrenalinë pas fitores së Milanit me Lazion në “San Siro”. Trajneri kuqezi në një lidhje me Sky Sport e ka tepruar disi me drejtuesen e emisionit, Ilaria D’Amico, që është bashkëshortja e portierit të Juventusit, Gigi Buffon. Fillimisht Gattuso e pyeti nëse i kishte bërë dhuratë partnerit të saj me rastin e 40-vjetorit të lindjes, duke marrë këtë përgjigje:
“Ka kohë deri në mesnatë, do të ta them privatisht se çfarë i kam dhuruar”.
E pikërisht pas fjalë të Ilarias ndërhyri sërish “Ringhio”:
“Jepi një të puthur me gjuhë nga ana ime”. Të ftuarit në studio, Marocchi dhe Costacurta, nuk e mbajtën dot të qeshurën.



