Gega bën diplomatin: 5 pikë nuk janë asgjë, më mjaftojnë edhe fitoret me një penallti!
Partizani është gati për sfidën ndaj Kastriotit. Trajneri i të kuqëve e ka të qartë se titulli kampion kalon edhe në sfidat ndaj kundërshtarëve më të dobët në letër ndaj të cilëve, ekipi duhet të fitojë me çdo kusht. Partizani shënon pak në këtë sezon por në konferencën për shtyp ku foli për shumë Gega e preku edhe këtë temë.
Ndeshjet e para i keni fituar me rezultat të ngushtë…
“Kemi ide të qarta për Kastriotin. Ka ardhur nga ndeshje të mira. Shkojmë në fushë për 100%.”
Jeni në trysni për sulmin?
“Nëse nuk do të shënon, do të ishte problem, por pozitive është që shënojnë. Kemi zgjidhje më të mëdha. Jam i kënaqur që kanë shënuar. Nesër është ndeshje kampionati, ndryshe nga Kupa.”
Devolli nuk ka qejf të mbrohet…
“Jemi gati për të gjitha situatat që ta zgjidhim. Është e sigurt që çdo ekip që vjen në Tiranë mbrohet. Ato ndeshjet që kemi parë do të mundohemi t’i marrim masat. E quajmë sfidë të fortë dhe të rëndësishme.”
Mesfushë e mbipopulluar, ka vend për të gjithë?
“Skemi futur asnjë jashtë rradhe. 25 janë federuar. Janë edhe 16 ndeshje të tjera. Të gjithë ata që do të jenë të gatshëm do të luajnë.”
Mund të luaj Idrizi dhe Ibrahimi bashkë?
“Asnjëheri nuk është në formacion gjithmonë, as unë nuk do jem gjithmonë këtu.”
Kamza
“Që kur mbaroj ndeshja me Korçën, u mora me Kamzën. Gëzimi për 3 pikët e Korçës ishte i madh, por u sollëm si profesionist. Kishim punuar dhe kemi insistuar mos të na zejë gjumi. Rëndësi ka që kaloj me sukses dhe nuk dotë përsëritet.”
Pas ndeshjes me Kamzën Vllaznia aludoi…
“Nuk di një të vërtetë ndryshe. Partizani është klub profesionist. Unë mundohem të jap mesazh pozitiv, edhe ekipi ma kthen më të njëjtën monedhë, nuk e di, nuk komentoj njerëzit që janë larg Partizanit.”
Gjici ka thënë se nëse Kastrioti nuk fiton do t’ia marrë 2 lojtarët mbrapsht…
“Shpresoj t’ia marri. Nuk kam qejf të komentoj kundërshtarët. Jemi në garë, njerëzit përdorin batuta, aq më tepër Gjici është president dhe i takon. Është zgjedhja e tij si flet me mediat. Ju e keni parë që Gaz Demi dhe të tjerët që dalin në konferencë nuk merren me pjesë të tjera.”
Mungon tituli prej vitesh, ndihet në klub?
“E vërteta është që lojtarët janë me këmbë në tokë. Çdo gjë ia kemi lënë punës. E di që pritshmëria është shumë e madhe, por 5 pikë nuk janë shumë. Do të mundohemi t’i marrim ndeshjet me rradhë, mos të gabojmë rrugës.”
Titulli fitohet me skuadrat e vogla…
“Edhe Kukësin edhe Krujën, i vlerësoj njësoj. Të gjitha pikët janë të barabarta. Do të vlersojmë çdo kundërshtar dhe jo vetëm për rivalët. Dua të mbaroj ndeshjen me Krujën, pastaj çfarë ndodh me kundërshtarët është diçka që se kemi në dorë.”
Roxher nënvlerësohet shpesh…
“Nuk besoj se ka arsye për ta nënvlerësuar, deri sa ka shënuar. Te Kruja është një motiv për ta pasur kujdes dhe për ta studiuar. Kruja ka lojtarë që kanë dëshirë dhe vullnet.”
Apel për tifozët
“Kemi përkrahje të jashtëzakonshme. Ndoshta ekipi me më shumë përkhrahje. Gjërat tani vështirësohendhe do të na mbështesin. Ata erdhën dhe në Korçë e na përkrahën deri në minutën e fundit, kështu që nuk e diskutoj përkrahjen e tyre.”
1 gol për ndeshje…
“Unë dua ndeshjen, performancën. Golat nuk janë në dorën time, janë interpretime. Për fat kemi bërë edhe një gol që na ka çuar në fitore. Fitorja është kryesore, qoftë edhe me penallti. Kemi edhe 16 ndeshje, jemi shumë mirë, vetëm që është gjysma e rrugës. Ky është apeli.”



