Europa League

Gega beson te mrekullia: Maribori i fortë, por ka edhe pika të dobëta

Skënder Gega beson. Pavarsisht humbjes 1-0 në ndeshjen e parë në kryeqytet, trajneri i Partizanit mendon se skuadra e tij i ka të gjitha shanset për të bërë surprizën në Europë dhe për të eliminuar një emër të madh si Maribori.

“Eshtë një ndeshje e rendësishme për ne. Për mua në Tiranë kemi luajtur një ndeshje pozitive kemi patur shanset tona dhe theksoj se jemi përgatitur për të bërë më të mirën. Të jem i sinqerte presioni është mbi Mariborin dhe jo mbi ne por ky është futboll dhe çdo gjë mund të ndodhë. Do isha i kënaqur nëse djemtë do luajnë siç interpretuan pjesën e parë në ndeshjen në Tiranë dhe do të luftojmë deri në fund dhe do të pranojmë verdiktin e fushës në vërshëllimën e fundit.”

Keni pohuar se nuk do të ndryshoni shumë në formacion?

Besoj se tashmë Maribor e ka një ide sesi luan Partizani por gjithsesi çdo ekip ka rezervat e veta. Ne jemi përgatitur e dimë që do jemi nën presion pasi Maribor luan në shtëpi dhe ka mbështetjen e tifozerisë dhe do jetë ndihmë e madhe për ta. Por ne jemi përgatitur për të dyja fushat dhe neser do të jetë një ndeshje e mirë dhe siç e theksova do të përpiqemi deri në fund për të marr rezultat.

Si mund ti shënoni Mariborit?

Siç Maribor na shënoi në Tiranë. Ne kishim shanset tona në takimin e parë ju e patë ndeshjen s’ mund të gjykoj njeri por për mua episodi i Asanit ishte një gabim i arbitrit pasi e pash ndeshjen me qetesi më pas. Ishte një 11 metersh i paster i cili ishte një mundësi shumë e mirë për ne për të shënuar. Shpresoj të kemi të njëjtin shans por jo të njëjtin gabim nga arbitri.

Do të mbështeteni nga shume tifozë në stadiumin e Maribor?

Mbase nuk është momenti i duhur për të luajtur ndeshjet e Europës sepse sapo ka mbaruar kampionati Botëror , por ne kemi shumë mbeshtetës të cilët e dashurojnë bluzën e këtij klubi. Kemi tifozë të mrekullueshëm ata kanë një dashuri të jashtëzakonshme për klubin dhe skuadrën dhe shpresoj që neser ti bëjmë të lumtur dhe krenar.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency